TIRANE– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar akuzat ndaj ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, pas atyre të bëra nga deputeti demokrat Edi Paloka, vetëm disa minuta pas arrestimit të 11 anëtarëve të bandës së Bajrajve në Shkodër.

Në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News24”, Kryemadhi tha se këta persona, Ditmir Bushati i ka patur badigardët e vet në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

“Ne gjithmonë e inkurajojmë dhe suportojmë policinë e Shtetit, ne nuk suportojmë inkriminimin e policisë. Shpresoj që të jetë një aksion, siç është në të vërtetë në bashkëpunim me ndërkombëtarët, dhe të ketë rezultat. Mendoj se është shumë e rëndësishme sa është i lidhur Rama me këtë bandë, sa është i lidhur Bushati, dhe ndikimi në zgjedhjet e kaluara. Deri ku shtrihen falangat e tyre. Nuk është problemi se arrestohen 11 burra, por sa është i shtrirë ndikimi i tyre. Bushati i ka patur badigardët e vet në fushatë elektorale, e dimë shumë mirë si terrorizoheshin njerëzit në fushatë”, tha kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb