ITALI  – Mediat italiane kanë zbuluar emrat e 11 të arrestuarve ditën e sotme pas një operacioni anti drogë në Galipolli.

Karabinierët e Leçes arritën të shkatërrojnë bandën e kokainës, në të cilën ishin pjesë edhe 6 shqiptarë.

Emrat e tyre janë: Sajmir Sjedini, 27 vjeç, Klodian Shehaj, 36, Danel Gjoci, 20, Roxhers Nebiu, 27, Enri Shenaj, 25, Rrapush Tafa .

I arrestuar është dhe një anëtar i mafias siciliane Sacra Corona Unita. Sipas policisë, banda vepronte kryesisht në Gallipoli ku trafikonte sasi të mëdha kokaine.

Sipas hetimeve ata akuzohen për krijimin e një organizate të trafikimit të drogave të forta.

e.f/BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb