Një bandë shqiptaro-serbe po terrorizon Italinë verilindore. Tre persona, në bordin e një “Audi Rs4”, në gjendje për të kapur 300 kilometra në orë, kanë shkaktuar panik në rrugë duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe kanë lënë pas një viktimë.

Tre banditët, të armatosur dhe të rrezikshëm, e kanë grabitur makinën me ngjyrë të verdhë dhe 560 kuaj fuqi. Makina ka targa zvicerane dhe është vjedhur në Milano më 26 dhjetor. Ajo është filmuar duke lëvizur me 150 kilometra në orë në krahun e kundërt në një autostradë, duke provokuar kështu një të vdekur.

Viktima është një 58-vjeçare, e quajtur Alexadrova Belova, e cila po ngiste një Opel Astra. Për të shmangur makinën e banditëve, ajo goditi një furgon dhe ngeci e bllokuar brenda në kabinë. Banda ka hapur edhe zjarr ndaj policisë, kur u pikasën nga blutë italianë. Aq mbërthyer po e mban opinionin publik kjo çështje, sa në facebook është hapur një faqe e posaçme, dedikuar ‘Audit të verdhë’.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: