Bandat e drogës kane rrëzuar me breshëri armësh, helikopterin e policisë në Rio de Janeiro ku kanë vdekur katër policë. Në pamjet dramatike të aksidentit, mund të dëgjohen të shtëna të vazhdueshme para se helikopteri të bjerë nga qielli në mënyrë të papritur.

Helikopteri ishte duke i dhënë mbështetje nga ajri një operacioni policor kundër bandave të drogës në Favela, shkruan “BBC”.,

Ka pasur disa përleshje gjatë ditës mes policisë dhe bandave kriminale që veprojnë në zonë.
Zjarrfikësit larguan trupat e viktimave nga rrënojat, të cilat mund të shihen në pamjet e filmuara nga zyrtarët policor.

Helikopteri i rrëzuar nga bandat kriminale, nuk do të ishte i pari për qytetin, pasi një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në vitin 2009.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb