Shtatë persona të armatosur janë arrestuar nga policia në Ekuador, pasi sulmuan një adoleshent që ishte duke u marrë mjekim në spitalin, Napoleón Dávila Córdova në qytetin Chone.

Autorët morën peng pesë infermierë dhe qëlluan drejt policisë, por u arritën të ndaloheshin.

Zyrtarët bënë më dije se pengjet u liruan dhe nuk pati lëndim për asnjë prej tyre.

Objektivi i sulmit ishte një 17-vjeçar, i njohur si “Fytyra e pistë”, i cili mendohet të jetë një anëtar i bandës rivale. I riu ndodhej në terapi intensive duke u shëruar nga plagët e marra.

Në rrejte sociale qarkullon një video ku tregon burra të veshur me kapuça duke mbajtur armë në dorë dhe njerëz që bërtisnin duke tentuar për të dalë nga spitali.

 

Dhuna e bandave në Ekuador është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke përfshirë taktika jo humane.

Sipas analistëve, mendohet se kjo rritje ka ardhur si pasojë e zgjerimit të karteleve të dhunshme meksikane në Ekuador, ku ata rekrutojnë bandat lokale për të kontrabanduar kokainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: