Analisti Arion Sulo i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se bandat e liruara tani nga burgu janë më të rrezikshme se edhe bandat në vitin 1997.

Sipas Sulos, në 1997 bandat u krijuan nga kushtet, kurse shtoi se tanimë banditët janë më të sofistikuar, ata kontrollonin botën e krimit nga burgjet dhe lidhjet me politikën i kanë bërë më të fuqishëm.

“Unë mendoj se vrasja e sotme në Tiranë ngre alarmin që Prokuroria duhet që të ndjekë me kujdes ata që merren me krim jashtë. Meqë flasim për krimin, të liruarit tani nga burgjet janë banda shumë të rrezikshme. Në 1997 ishte koha e atillë, por këta janë më të rrezikshme sepse kanë komanduar botën e krimit edhe nga burgu. Lidhjet me politikën bënë që të fuqizohen akoma më shumë.

Ne do të pësojmë një gjë të paparë, që burgjet tona do jenë vetëm për hajdutët e xhepave dhe ata që kanë vjedhur energjinë elektrike. Kjo sjell efektet e reformës në drejtësi, domethënë vetë reforma nuk është llogaritur mirë.”, deklaroi Sulo.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb