TIRANE- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur ashpër dhe prerë sot në Asamblenë e PS, për sa i përket bandave kriminale në vend.

Nuk dimë nëse e gjitha kjo është “frymëzim” nga deklaratat e forta të ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu që foli për 4 klane dhe 20 familje mafioze që kontrollojnë Shqipërinë, por kryeministri tha se lufta me rrjetet kriminale është pjesë e një operacioni kombëtar, faza e dytë e së cilit do nisë shumë shpejt.

“Operacion kombëtar kundër rrjeteve kriminale si një fazë të dytë të operacionit kombëtar që po mbyllet me sukses për çrrënjosjen e kanabisit nga toka jonë dhe heqjen nga harta e vendeve ku kultivohet lëndë narkotike. Presim raport ndërkombëtar dhe menjëherë do hymë në fazën e dytë”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb