Simone Inzaghi ka arsye për t’u mërzitur. Përveçse nuk ka fituar ende një derbi në kampionat si trajner i Interit, ai u vu në qendër të sulmeve nga tifozët kuqezi të Milanit.

Skuadra e Piolit fitoi dje 3-2 në derbin e Madoninës dhe tifozët e Milanit ishin në delir. Por jo vetëm kaq. Një banderolë që shkonte larg ishte ajo e tifozëve të Milanit, drejtuar trajnerit të Interit, Simeone Inzaghi.

Ky i fundit është edhe vëllai i legjendës së Milanit, Filippo Inzaghi. “Pippo, djali i vetëm”, shkruhej në banderolë. Filippo shkëlqeu si futbollit te Milan, por si trajner nuk pati sukses.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb