TIRANË

Në kohën kur sot brenda në Kuvend po zhvillohej seanca plenare, jashtë tij, të rinjtë e FRPD-së hodhën shashka dhe gurë në oborrin e Parlamentit.

Por kjo situatë nuk mbaroi me kaq. Ata shpalosën edhe një banderolë me dron mbi qiellin e kryeqyteti mbi të cilën shkruhej “ Parlamenti i krimit”.

Pas ironive dhe pankartave thumbuese ndaj deputetëve të rinj, të cilët u betuan sot para kreu të Legjislativit, Gramoz Ruçit, gazetari i “BalkanWeb” raporton se Policia e Shtetit ka shoqëruar një anëtar të FRPD-së në komisariat.

Ai në këto momente po merret në pyetje për veprimet para godinës së Parlamentit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb