Milani u rikthye te titulli kampion në Serie A pas 11 vitesh mungesë. Festa e kuqezinjve nuk kaloi pa provokime, sidomos ndaj kushurinjve zikaltër.

Mbi autobusin e hapur të klubit ishte vendosur një parullë ku shkruhej: “Kupën e Italisë fute në b***”. Pikërisht për këtë episod dhe për këtë banderolë të mbajtur nga Maignan dhe Krunic drejtuar Interit, Federata Italiane e Futbollit ka nisur një hetim. Federata për këtë veprim të ndërmarrë mbështetet në ligj, pasi është shkelur neni 5 i Kodit të Drejtësisë Sportive (që imponon respekt në parimin e korrektësisë dhe ndershmërisë). Italia nuk fal në raste të tilla.

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: