TIRANE– Shoqata “Çamëria” reagon ndaj deklaratave të Ministrisë së Jashtme Greke, duke i cilësuar ato absurde. Në një deklaratë për mediat, Shoqata thekson se çështja Çame është do të ekzistojë për aq kohë sa ajo nuk zgjidhet dhe për aq kohë sa ekzistojnë shqiptarë.

“Dyfytyrësia e politikës greke që në Tiranë pranoi se ekziston çështja çame dhe në Athinë deklaron se kjo çështje nuk u dusikutua tregon se kemi të bëjmë me një shtet joserioz, që duhet të vij në binarët e diplomacisë. Shoqata Çamëria i bën thirrje qeverisë shqiptare të njoftojë të gjithë aleatët e NATO-s dhe BE-së mbi çështjen çame, si një detyrim i vetë që buron nga Kushtetuta dhe Rezoluta e miratuar në Kuvend.

Për sa i përket banerit në ndeshjen Shqipëri-Zvicër, Shoqata Çamëria përshëndet veprimin e tifozëve të rreshtuar në tribunën zviceriane për këtë akt dhe përkujtim human e jopolitik.

Politika nuk bëhet me futboll dhe qeveria greke duhet të kuptojë se tifozët zvicerianë dhe shqiptarë nuk janë mjete për propagandën zerviste që ende në Athinë e kanë përzemër, sipas parimit “shpif, shpif se diçka do të mbetet”. Meqenëse pala greke paska problem mbi një baner të ngritur nga tifozët e Zvicrës, Shoqata Çamëria i bën thirrje çdo mbështetësi të Kombëtares që në ndeshjen e ardhshme të veshë bluzën “I Love Chameria”. Greqia nuk mund të guxojë të sulmojë dhe dashurinë”, thuhet në reagim.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: