Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Klos, ku njē e moshuar humbi jetën pasi shtëpia u përfshi nga flakët.

Ngjarja ndodhi në fshatin Plesh të Bashkisë Klos, ku Behije Dalti u shkrumbua nga zjarri i rënë në banesën e saj. Gazetari Enver Doçi teksa ka siguruar për BalkanWeb pamje nga banesa e shkrumbuar, ben me dije se kanë qenë komshinjtë që kanë vënë re flakët në shtëpinë e të moshuarës duke i shkuar menjëherë në ndihmë, por neutralizimi i tyre ka qenë i pamundur për shkak se kishte marrë përmasa të mëdha.
As ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës nuk ka arritur t’i shpëtojë jetën e 80-vjeçares, e cila ka gjetur vdekjen mes flakëve.
Për shkak të mungesës së rrugës, fikja e zjarrit ëhtë bërë me mjete rrethanore nga banorët dhe zjarrfikësit.


ehije Dalti jetonte e vetme prej 20 vitesh në këtë banesë pasi burri i kishte ndërruar jetë dy dekada më parë. Ajo nuk ka asnjë të afërm tjetër dhe varrimin mund ta bëjnë fqinjët e saj apo dhe Bashkia e Klosit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: