Më shumë se 18 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, pasojat janë ende prezentë tek shumë familje në Durrës.

Procesi i rindërtimit ka vijuar me dhënien e granteve tek banorët që iu janë dëmtuar banesat, ndërsa një numër pallatesh mbetën ende të parikonstruktuar. Këtë radhë kanë dalë në protestë para bashkisë banorët e kompleksit Jedas prej 180 familje, të cilët presin rikonstruksionin e apartamenteve të tyre.

Ata thonë se bashkia e ka tenderuar por punimet nuk kanë nisur e nuk dinë shkakun e zvarritjes së procesit. Një tjetër problematikë që ngrenë është mungesa e transparencës së projektit të rikonstruksionit të kompleksit 13 katësh.

Banorët janë takuar me kryebashkiaken Ani Sako nga e cila kanë marrë edhe premtimin se punimet do të fillojnë shpejt, pasi bashkia është në proces të lidhjes së kontratave me firmat fituese.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb