Mbi 50 persona kanë humbur jetën në Bangladesh, pasi janë goditur nga rrufeja, ka njoftuar policia. Pjesa më e madhe e viktimave janë fermerë, të cilët humbën jetën teksa po punonin në fushë. Bangladeshi është i prirur ndaj rrufeve, por këtë vit kanë qenë shumë të ashpra. Ekspertët sugjerojnë se rritja e përgjithshme e temperaturave dhe shpyllëzimi mund të jenë faktorë nxitës për fenomenin në fjalë.

Mes viktimave, janë edhe dy studentë, të cilët humbën jetën teksa po luanin futboll, por edhe një djalë tjetër i cili u godit nga rrufeja kur po mblidhte fruta.

Të paktën 90 persona në total janë vrarë nga rrufeja që prej muajit mars, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2015 u vranë 51 vetë.

stuhi

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: