Ngrohja globale ka tharë burimet ujore në Chittagong Hill Tracts në juglindje të Bangladeshit, duke detyruar mijëra njerëz  indigjenë të largohen nga vendbanimet e tyre tradicionale.

Ndërsa zonat rurale dhe bregdetare tashmë kanë mbajtur barrën e përmbytjeve dhe cikloneve, ndryshimi i klimës ka shkaktuar katastrofa në rajonin Azisë Jugore.

Ambientalistët thonë se rajonet Hill Tracts,  të cilat mbulojnë 10 përqind të zonave tokësore të Bangladeshit  janë në rrezik të humbin rrjedhat e tyre të ujit.

“Disa vjet më parë, fshatarët këtu rritën një bollëk orizi dhe perimesh dhe përrenjtë siguruan peshk dhe ujë të pijshëm”, tha Manu Ching, i cili jeton në rrethinën e fshatit Lulain të Bandarban.

”Gjërat kanë ndryshuar, reshjet e shiut janë bërë shumë të çrregullta, jo si dikur, kështu që ne nuk jemi në gjendje të rritim më të korra sezonale. Klima ka ndryshuar,”shtoi Ching.

Mungesa e ujit të pijshëm është një sfidë e madhe për njerëzit që jetojnë në rajonin kodrinor të Bangladeshit, sipas një raporti nga OJQ ,Fondacioni Manusher Jonno.

Gratë në rajonin Hill Tracts duhet të kalojnë rrugë të gjatë për të mbushur ujë të pijshëm.

Ngrohja globale ka tharë burimet ujore duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga vendbanimet e tyre tradicionale.

Shumë prej banorëve të kësaj zone janë zhvendosur në qytete dhe mjedise të tjera urbane.

Janë zhvendosur rreth 3 milionë njerëz  deri në vitin 2050.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb