BANGLADESH

Në fund të muajin shkurt një 20-vjecare në Kulna, Bangladesh lindi një fëmijë prematurë, i cili është shëndosh e mirë. 26 ditë pasi solli në jetë djalin, Arifa Sultana shtrohet me urgjencë në spital me dhimbje të forma barku. Mjekët zbuluan se gruaja ishte shtatzënë me binjakë dhe solli në jetë një djalë dhe një vajzë më ndërhyrje çezariane.

Zbulimi i shtatzënisë ishte dhe tronditje edhe për mjetë e spitalit. Pasi i bënë vizita më të hollësishme zbuluan se 20-vjeçarja kishte dy mitra.

“Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë, zonja dhe bashkëshorti i saj kishin bërë asnjë ekografi sepse ishin shumë të vajrfër”- tha mjekja që kreu operacionin për Bbc.

Për dy binjkatët nuk pati asnjë problem dhe tashmë ata ndodhen në shtëpi më nënën, babain dhe vëllain. Sipas mjekëve tek 20-vjecarja ishin fekonduar tre vezë, 1 në njërën mitër dhe dy tek tjetra duke formuar kështu tre embrione.

Nëna e re tha se është shumë e lumtur me tre fëmijët edhe pse do ta ketë shumë të vështirë për t’i rritur për shkak të varfërisë.
“Është një mrekulli që të tre fëmijët e mia janë shëndoshë e mirë. Do të bëj të pamundurën që ata të jenë të lumtur”- ka thënë 20-vjeçarja për Apf.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb