Bangladesh-Rreth 22 persona kanë humbur jetën në Mymensingh, një qytet në veri të Bangladeshit, pasi u shkelën në hyrje të një fabrike që jepte veshje falas.

Qindra persona u sulën në hyrjen e ngushtë të fabrikës duke ngjeshur dhe shtypur njëri-tjetrin për të përvetësuar veshjet e ofruara falas. Policia ka arrestuar 7 persona duke përfshirë dhe pronarin e fabrikës.

Gjatë muajit të Ramazanit, të pasurit në Bangladesh i falin rroba të varfërve. Policia tha për AFP-në se 1500 persona ishin grumbulluar jashtë fabrikës të enjten, pasi ishte dhënë njoftimi për shpërndarjen e veshjeve.

Policia ka bërë të ditur se pret që bilanci i viktimave të rritet më tej pasi dhjetëra persona të tjerë morën plagë nga shtypja me forcë mes tyre para hyrjes së fabrikës

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: