Bangladeshi sot do të marrë 3 milionë doza të vaksinës Moderna kundër COVID-19 nga SHBA-ja.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë së Bangladeshit të dielën tha se ministri Zahid Maleque do të pranojë dërgesën në Aeroportin Ndërkombëtar “Hazreti Shahjalal” në kryeqytetin Daka.

Të shtunën, ambasadori i SHBA-së në Bangladesh, Earl R. Miller në Twitter tha: “Me kënaqësi të njoftoj një dhuratë tjetër me 3 milionë doza të vaksinës Moderna kundër COVID-19 që vjen në Bangladesh nga populli amerikan përmes COVAX”.

Në fillim të këtij muaji, Bangladeshi po ashtu ka marrë 2.5 milionë doza të vaksinës Moderna kundër COVID-19 si dhuratë nga SHBA-ja.

Përveç kësaj, në dy ditët e fundit, kombi i Azisë Jugore me gati 165 milionë banorë mori 2 milionë doza të vaksinës kineze Sinopharm teksa Pekini pritet të dhurojë një milion vaksina më shumë.

“Kina do t’u dhurojë 1 milion vaksina më shumë vëllezërve dhe motrave tona të Bangladeshit në luftën e tyre kundër pandemisë”, tha Hualong Yan, këshilltar i ministrave dhe zëvendës shefi i misionit në ambasadën kineze në Daka, në një postim në rrjetet sociale.

Më herët, Kina i dhuroi Bangladeshit 1.1 milionë doza të vaksinës Sinopharm.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb