Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me situatë e çmimeve në vend, ndërsa sjell në fokus shqetësimet e qytetarëve.

Në një reagim në ‘Facebook’, Sula thekson se shqiptarët janë varfëruar aq shumë sa është ulur dhe konsumimi i vezës.

REAGIMI I SULËS
?Aq pak njerëz kanë mbetur në Shqipëri dhe aq shumë jemi varfëruar sa që është ulur edhe konsumi i vezës.
?Për shkak të kostos së ulët, gatimi i vezës ka qenë gjella kryesore e të rinjve në vend. Por aq shumë të rinj kanë braktisur vendin sa që kanë ndikuar edhe në tkurrjen e deri në 40% të konsumit të vezëve. Mund të duket një detaj minimalist por është tregues thelbësor për të kuptuar problematikën reale të shpopullimit. Kur ulet konsumi i vezës që është ndër më të lirët, ç’mund të themi për mishin…
?Ndodhi jo shpresëlënëse ishte edhe lajmi se parcelat me vreshtari dhe ullishte u tkurrën me 22%. Arsyeja është e njëjtë, shpopullimi. Nuk ka kush t’i punojë dhe nuk ka kush t’i konsumojë.
?Të dyja problematikat e mësipërme janë pasoja. Ato janë pasoja të politikave të këqija të kësaj qeverie. Sepse kjo qeveri në 10 vite ka menduar vetëm për një grusht njerëzish të cilëve u jep koncesione. Ndërsa të gjithë të tjerët i zhvat për të mbajtur me lek miqtë e vetë. Banka Botërore na ka renditur të tretët në një rekord të zi. Jemi pas Brazilit dhe Perusë për rrezikun që i kanoset buxhetit të shtetit për shkak të koncesioneve. Kjo qeveri ia ka dhënë vendin peng një grupi të ngusht njerëzve përmes koncesioneve. Kjo është marrëzi që duhet ndaluar. Edhe sirianët dhe qytetarët nga vendete e treta e kanë kuptuar më shpejtë se ne këtë qeveri. Ata vijnë këtu qendrojnë 3 muaj dhe ikin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb