Pasi INSTAT deklaroi se rritja ekonomine shqiptare ne tremujorin e dyte ishte 17,9%, banka boterore ka rishikuar me rritje parashikimet per ekonomine tone. Sipas raportit me te fundit te publikuar, ekonomia shqiptare do rritet me 7.2% këtë vit, pas tkurrjes me 4% vitin e kaluar, sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore.

Në vitet në vijim, rritja do të ngadalësohet ne 3.8% në 2022 dhe 3.7% në 2023. Në raport me parashikimin e qershorit, pritshmëria për ecurinë ekonomike ketë vit është përmirësuar me 2.8 pikë përqindje. Sipas Bankes Botërore, ekonomia shqiptare ka treguar shenja inkurajuese të rimëkëmbjes në vitin 2021. Besimi i konsumatorëve, kërkesa e jashtme, dhe stimuli fiskal mbështeti rritjen. Ndërtimi udhëhoqi rritjen e PBB -së në tremujorin e 2021 dhe pritet të mbetet  fortë, falë rindërtimeve të reja dhe projekteve infrastrukturore.

Ndërkohë në raport nënvizohet se tregu i punës nuk është rikuperuar ende. Pjesëmarrja e forcën e punës në tremujorin e dytë2021 vazhdon të jetë nën nivelin e së njëjtës periudhë të 2019. Ka ende një defiçit prej rreth 35 mijë vende pune krahasuar me 2019.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb