TIRANE- Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun e parasë dhe në tregun valutor vendas, gjatë tremujorit të dytë 2015, për injektim të përkohshëm të likuiditetit me qëllim strukturimin e portofolit të BSH-së.

Burime nga BSH-ja bëjnë të ditur se, sasia totale e likuiditetit të injektuar ka rezultuar mesatarisht 28.35 miliardë lekë, kundrejt nivelit 21.30 miliardë lekë të regjistruar në tremujorin e parë dhe kundrejt 20.61 miliardë lekë në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Për injektimin e likuiditetit të përkohshëm, Banka e Shqipërisë përdori instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor.

Sipas BSH-së, operacionet injektuese njëditore janë përdorur në pesë raste. Ndërkohë që gjatë këtij tremujori BSH-ja ka zhvilluar katër ankande për shitje të bonove të thesarit me afat maturimi 6-mujor, e 12-mujore duke sjellë që në fund të gjashtëmujorit të parë 2015, portofoli i BSH-së të shënonte nivelin e fillimvitit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb