BKT është e para kompani në Shqipëri që shpërblen punonjësit e saj me bonus për kryerjen e vaksinimit Anti COVID-19.

Në një kohë që për punonjësit e sistemit shëndetësor, arsimor dhe studentët është vendosur vaksinim i detyrueshëm, kompanitë private kanë zgjedhur një tjetër strategji për të nxitur punonjësit e tyre të vaksinohen.

Në mbështetje të fushatës së vaksinimit të ndërmarrë nga Qeveria dhe të masave Anti Covid-19, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ka prezantuar fushatën e vaksinimit për punonjësit e saj për periudhën 30 Gusht – 30 Shtator 2021.

Vaksinimi Anti Covid 19
Vaksinimi Anti Covid 19

Të gjithë punonjësit e BKT-së, që nuk e kanë kaluar COVID-19, do të motivohen financiarisht me 5,000 lekë për çdo vaksinë që do të kryejnë në këtë periudhë kohore 30 Gusht – 30 Shtator 2021, pra, në total me bonus prej 10,000 Lekë. Me këtë nismë, BKT është e para kompani në Shqipëri që shpërblen punonjësit e saj me bonus për kryerjen e vaksinimit Anti COVID-19.

Kjo nismë, përpos masave dhe respektimeve të protokolleve anti-covid që zbatohen sot në çdo degë, do të rrisë edhe më shumë kujdesin dhe sigurinë për shëndetin e punonjësve, klientëve dhe partnerëve të bankës.

Banka Kombëtare Tregtare është banka më e madhe në vend, e fokusuar në përkushtimin e vazhdueshëm ndaj standardeve më të larta të përsosmërisë, si në drejtim të personalit të saj ashtu dhe në shërbimin ndaj klientëve.

Me performancën e saj të qëndrueshme, BKT është vlerësuar me çmime të ndryshme prestigjioze në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke marrë vazhdimisht tre çmimet kryesore në industrinë bankare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: