Banka qendrore e Norvegjisë ngriti normën e saj bazë të interesit nga 0.75% në 1.25% të enjten, duke thënë se “perspektivat për një periudhë më të zgjatur të inflacionit të lartë sugjerojnë një rritje më të shpejtë të normës së politikës sesa ishte parashikuar më parë”.

Në një deklaratë, Norges Bank përmendi një rënie më të madhe se sa pritej të papunësisë dhe inflacion më të lartë se sa pritej si faktorë në vendimin e saj. Inflacioni në Norvegji është 5.7%, ndërsa papunësia ka arritur në 3.2% në maj.

“Me rritjen e pagave dhe inflacionit të mallrave të importuara, ka perspektiva që inflacioni të mbetet mbi objektivin për ca kohë,” tha banka.

Guvernatorja e bankës, Ida Wolden Bache, tha se norma e interesit ka shumë të ngjarë të rritet më tej, në 1.5% në gusht.

“Një rritje më e shpejtë e normës tani do të zvogëlojë rrezikun që inflacioni të mbetet i lartë dhe nevojën për një shtrëngim më të mprehtë të politikës monetare më tej,” tha Bache.

Banka tha se parashikimi i saj “tregon një rritje të normës së politikës në rreth 3% në periudhën deri në verën e 2023”.

Norvegjia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb