NGA ANILA JOLE
ATHINE-Dita e katërt sot që bankat greke janë të mbyllura dhe pensionistët vuajnë në radha të gjata, për të marrë 120 euro nga pensioni i tyre. Edhe sot që nga mëngjesi në dhjetëra degë bankare në Greqi të hapura posacërisht për pensionistët, vërshuan njerëzit duke pritur për të marrë një pjesë nga pensioni.

Një prej tyre duke folur në televizion tha “Kam lindur në kohën e urisë dhe duket se do ta provoj atë sërish”, duke dëshmuar situatën dramatike në të cilën gjenden këtë javë gjithë pensionistët.

Sipas mediave greke, imazhet që duken në video, mbizotërojnë në thuajse 1000 degët e bankave që janë hapur për t’iu shërbyer pensionistëve, ku nuk kanë munguar edhe tensionet për shkak të mbipopullimit. Mes të moshurave që presin, ka edhe të sëmurë dhe për t’iu ardhur në ndihmë, pranë tyre qëndron një ambulancë që iu siguron ndihmën e parë. Bankat do të mbeten të hapura për pensionistët edhe nesër.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: