Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se masa e fundit e qeverisë për lëvizjen në këmbë në dy orare dhe thirrja e Ramës do të respektohet.

Rama kërkoi që bankat të hapin nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 10 të paradites sportelet dhe më pas edhe një herë nga ora 16:00 deri në 18:00 duke respektuar masën e re për lëvizjen  në këmbë.

Sejko shprehet se në këtë situatë jonormale bankat janë të detyruara të respektojnë masat e qeverisë.

”Këto janë masa emergjente, lufte. Këto masa do të respektohen. Tani duhet kuptuar që jemi në një situatë jonormale dhe prevalon shëndeti I njerëzve Se sa kohë kemi pasiguri atëhere do të jemi të detyruar edhe qeveria të shtrëngojë masst. Masat janë të ngjashme. Këto masa po merren në fakt. Marrja e këtyre masave krijon konfuzione dhe krijon konfuzione në shtresa të caktuara. Krijon përshtjellim dhe frikë.”- tha Sejko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb