Fëmijët e fshatrave Frashër, Verbas dhe Sheqishtë në qarkun e Fierit e kanë nisur vitin e ri shkollor në mjedise të rikonstruktuara.

Mbi 200 nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Koli Dimo” tashmë do të mësojnë në kushte shumë të mira dhe të sigurta fale angazhimit te kompanisë naftënxjerrrëse, Bankers Petroleum Albania.

Mjediset e kësaj shkolle, çatia , fasada si dhe të gjitha dyert e dritaret iu nënshtruan rehabilitimit, një investim prej 100 mijë dollarësh i Bankers Petroleum Albania.

Kjo eshte shkolla e peste në Qarkun e Fierit ku Bankers ka investuar. Prej vitesh kompania ka një program të zhvilluar për investimet në komunitet që janë shtrirë në shumë sektorë, si rrugë, shkolla, spitale e ujësjellësa. Fokusi i kompanisë mbeten brezat e rinj dhe për këtë një pjesë e madhe e investimeve kanë shkuar për institucionet arsimore. Në total, Bankers Petroleum Albania ka investuar mbi 7 Milionë dollarë në projekte në komunitet kryesisht me impakt publik.

Drejtuesit e kompanisë konfirmojnë që angazhimi në komunitet nuk do të ndalet dhe do të vijojnë në bashkëpunim me pushtetet vendore dhe qeverinë qendrore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: