Patosi, qyteti i naftёtarёve ka mё shumё se 4,400 pensionistё, pjesa mё e madhe e tё cilёve kanё punuar nё industrinё e naftёs.

Bankers Petroleum Albania i ёshtё gjendur pranё kёsaj shtrese tё komunitetit duke kryer rikonstruksionin e plotё tё “Parkut tё Pensionistëve të Patosit”.

Përmes ndërtimit të lulishtes, vendosjes së tavolinave dhe stolave; krijimin e mjediseve çlodhëse dhe argëtuese kjo hapësirë i plotëson mё sё miri nevojat dhe kërkesat e pensionistëve sepse komunikon me zonën e brendshme tё Pallatit të Kulturës ku operon njё lokal-bar dhe njё sallё pёr moshёn e tretё.

Ky investim ka ndikuar drejtpёrdrejt nё jetesёn e tё gjithё qytetarёve tё Patosit, tё cilёt frekuentojnё çdo ditё parkun e rikonstruktuar.

Nga ky investim përfitojnё mbi 4400 pensionistë. Çdo ditë numërohen mesatarisht 300 vizitorё ditorё në 250 m katrorë mjedis çlodhës dhe 330 m2 sipërfaqe e gjelbëruar

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb