CALGARY– “Bankers Petroleum Ltd” ka bërë publik programin e tij të investimeve për vitin 2016 prej 65 Milionë dollarësh. Plani i investimeve do të mbështetet plotësisht nga të ardhura të gjeneruara nga operacionet dhe burimet cash të kompanisë. Buxheti është miratuar nga drejtuesit e bordit të kompanisë dhe do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare për miratimin final.

Plani i investimeve 2016 i jep prioritet strategjisë së kompanisë për të ruajtur një bilanc financiar të fortë përgjatë periudhës aktuale me çmime të ulëta, duke maksimizuar aktivitetin brenda burimeve cash. Aktiviteti i Bankers do të përqendrohet në vazhdimin e Programit të Metodave të Dyta për Prodhimin e Naftës, duke shpuar puse të reja në gjysmën e dytë të vitit dhe duke ruajtur nivelet aktuale të prodhimit. David French, President dhe Shef Ekzekutiv tha: “ Ne kemi hartuar një strategji të përbashkët dhe program investimi të financuar plotësisht që rrit fleksibilitetin tonë operacional duke i dhënë njëkohësisht fuqi bilancit financiar të kompanisë. Ky plan do të mbajë shpenzime të balancuara përgjatë gjithë vitit, duke përdorur fluksin e parave për të mbajtur një pozicionim të mirë të kompanisë deri në fund të 2016 dhe më tej”.

Financimi i Planit të Investimeve
Buxheti aktual i investimeve 2016 dhe progami i punës është i bazuar një çmim mesatar brenti prej 46.25 dollarë për fuçi: 42.5 dollarë/fuçi në gjysmën e parë të vitit dhe me disa përmirësime të pritshme në çmim në gjysmën e dytë të vitit prej 50 dollarë/fuçi. Bankers do të ruajë strategjinë e saj për të mbajtur shpenzime kapitale dhe fluks paraje të balancuara. Kompania pret që të financojë plotëzisht planin e investimeve 2016 me të ardhura të gjeneruara nga operacionet dhe burimet cash.

Kontratat e Shitjes 2016
Kompania ka hyrë në një marrëveshje eksporti të naftës për një vlerë prej 74.5% të Brentit: 73% e Brent do të jetë në tremujorin e parë përgjatë sezonit të dimrit dhe 75% e Brent do të jetë për të tre tremujorët e ardhshëm. Bankers është gjithashtu në diskutime për kontrata shitjeje në tregun vendas të një pjese të prodhimit të tij dhe pret që të ketë çmime të njëjta me ato të eksportit duke reduktuar kostot e transportit dhe të eksportit.

Programi i Metodave të Dyta për Prodhimin të Naftës (EOR): Zgjerimi i Programit të Injektimit të Polimerit
Kompania vazhdon të jetë e inkurajuar nga rezultatet e prodhimit nga programi EOR deri më sot. Bankers do të alokojë 14 Milionë dollar të planit të investimeve për të siguruar vijueshmërinë e suksesit të programeve të injektimit të ujit dhe të polimerit dhe prandaj ka planifikuar konvertimin e 16 puseve ekzistuese prodhimi në puse injektimi përgjatë gjithë vitit. Pjesa më e madhe e kapitalit të alokuar do të shpenzohet në facilitate më të vogla; pjesa më e madhe e blerjeve të faciliteteve është realizuar përmes programit të investimeve 2015.

Facilitetet, Infrastruktura dhe Kapitali i Asociuar
Një total prej 25 Milionë dollarësh i programit të investimeve do të alokohet në facilitate dhe infrastrukturë ku përfshihet optimizimi i puseve ekzistuese dhe disa përmirësime që synojnë uljen e kostove operative, rritjen e kapaciteteve trajtuese dhe menaxhimin e nevojave për trajtimin e ujit. Projektet përfshijnë:
• shërbime pusesh dhe remonte;
• përfundimi i linjave të transportit brenda fushës;
• elektrifikimin e fusheve të puseve;
A Bankers Petroleum Ltd Company
• instalimi dhe përmirësimi i sistemeve të grumbullimit të gazit; and • vazhdimi i rehabilimit mjedisor dhe iniciativat sociale.

Zhvillimi Primar
Programi i investimeve 2016 do të alokojë 26 Milionë dollar për shpimin primar në tremujorin e tretë të këtij viti. Bankers planifikon të aktivizojë dy sonda shpimi në gjysmën e dytë të vitit për të shpuar 16 puse të reja horizontal brenda fushës së Patos-Marinzës, fokusuar në vendondodhjet e ardhshme për shpimet brenda programit EOR. Ky aktivitet kushtëzohet nga një rikuperim i moderuar i çmimeve të naftës gjatë gjysmës së vitit 2016.
Kompania ka lajmëruar se do të ndalojë përkohësisht aktivitetin e dy sondave shpuese që janë përdorur përgjatë vitit 2015. Këto sonda do të përfundojnë aktivitetin në fund të vitit 2015 dhe do të qëndrojnë në vend të gatshme për t’u rikthyer në aktivitet shpejt nëse do të ketë lajmërim për rikthimin në punë ndërkohë që çmimet e naftës rriten.

Iniciativat e Reja: Hungari
Siç ka njoftuar më parë më 25 nëntor, Bankers ka marrë të drejtën për të shfrytëzuar Bllokun Püspökladány (Bllokun “P”) brenda rajonit Panonian në Veri-Lindje të Hungarisë. Plani për investimet në 2016-ën në bllok është minimal, rreth 3.5 milionë dollar për të financuar një skanim sizmik 3D në 200 km2, të planifikuar për në fund të 2016.
Kompania ka hyrë në një sipërmarrje të përbashkët me PanBridge Hungari Zrt. ku Bankers ka 85% të aksioneve dhe TDE Services, një kompani hungareze me aktivitetet në shërbime për sektorin e naftës, ka15% të aksioneve. Secila palë do të financojë pjesën përkatëse tek investimet dhe Bankers do të jetë operator. Bankers planifikon të investojë deri në 23.1 Milionë Euro në Hungari gjatë tre viteve e gjysmë.

Fleksibiliteti Operacional
Si në vitet e mëparshme, Bankers ka punuar shumë për të reduktuar kostot me 8 dollarë/fuçi dhe ka rinegociuar kontratat me nënkontraktorët për të patur fleksibilitet dhe siguruar kosto efektive. Bankers është i pozicionuar për të reaguar shpejt ndaj rikuperimit të çmimeve të naftës dhe do t’i japë prioritet programit të tij EOR dhe programin primar të shpimit duke rivendosur sondat e shpimit, infrastrukturën dhe facilitetet. Kompania ka shqyrtuar me kujdes të gjitha aspektet e biznesit të tij, duke përfshirë personelin dhe shpenzimet administrative. Menaxhimi ekzekutiv i Bankers do të ketë një reduktim 10% të paketës së përgjithshme të tyre kompensimit ndërkohë që çdo punonjës i huaj do të ketë një reduktim në pagesë prej 5%.

Elasticiteti Financiar
Bankers ruan një bilanc të fortë me 46 Milionë dollarë cash në 30 shtator, 2015. Menaxhimi do të vazhdojë të mbrojë pozitën financiare të kompanisë me strategjinë për të ruajtur shpenzimet kapitale në vitin 2016 brenda nivelit të parave të disponueshme.

Ecuria e Prodhimit
Bankers parashikon që nivelet mesatare të prodhimit të ulen rreth 15% gjatë vitit 2016. Kjo supozon një normë më të përmirësuar rënie prej rreth 20%, si rezultat i programit EOR, i cili vazhdoi me një ritëm të mirë në gjysmën e dytë të vitit 2015. Prodhimi do të përmirësohet nga fundi i vitit, nga programi i shpimit dhe dhe konvertimet EOR në vitin 2016.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb