FIER

Agjencia Rajonale e Mjedisit në Fier do të vijojë tashmë punën në mjedise të rikonstruktuara. Godina ka pësuar një ndryshim të ndjeshëm pas përfundimit të punimeve të cilat u realizuan në një kohë të shpejtë, prej dy muajsh. Investimi për rikonstruksionin e godinës u bë i mundur nga kompania ‘Bankers Petroleum Albania’, në një vlerë totale prej 700 mijë lekësh.

Përmes fondit të Bankers është bërë e mundur hidroizolimi dhe lyerja e godinës si dhe e fasadës, janë rikonstruktuar mjediset e brendshme si dhe tualetet. Bankers Petroleum Albania ka mbështetur dhe realizuar projekte të ndryshme me Agjencinë Rajonale të Mjedisit në qytetin e Fierit. Si një kompani e fokusuar në mbrojtjen e mjedisit në operacionet e përditshme të prodhimit të naftës, Bankers është fokusuar edhe në nisma që ndihmojnë në përmirësimin e situatës mjedisore në rajonin e Fierit në tërësi.

Prej vitesh tashmë Bankers është kthyer në një nga partnerët më të rëndësishëm për institucionet lokale në qarkun e Fierit. Investimet e kompanisë janë shtrirë në rikonstruksione shkollash, spitale, qendra shëndetësore, rrugë dhe parqe. Drejtuesit e Bankers konfirmojnë se mbështetja ndaj projekteve në këto komunitete do të vijojë edhe pse vitin e fundit industria e naftës është goditur nga rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb