Kanë përfunduar punimet në rrugën që lidh fshatin e Marinzës me Roskovecin, një aks I rëndësishëm për të gjithë banorët e kësaj zone. Rikonstruksioni i kësaj rruge nisi 6 muaj më parë dhe u bë I mundur falë investimit të kompanisë naftënxjerrëse Bankers Petroleum Albania si dhe Bashkisë Roskovec. Rruga është 2.6 kilometra e gjatë dhe kosto totale e saj arrin në rreth 350 mijë dollarë. Kryeplaku i Marinzës, Haxhi Ruko thotë se rruga ishte një kërkese e vazhdueshme e komunitetit të kësaj zone.

“Kjo rrugë në fshatin Marinzë u shërben 2200 banorëve dhe është një domosdoshmëri dhe për këtë falenderojmë Bashkinë dhe Bankers që bëri të mundur shtrimin e kësaj rruge dhe ndricimin, trotuarët dhe korsinë për biçikleta”.- tha Ruko.

Ndërkohë për banorët e fshatit rruga ka lehtësuar ndjeshëm jo vetëm lëvizjen për shërbimet e përditshme por edhe për aktivitetin e tyre bujqësor. Falë rrugës së re banorët mund të transportojnë me shpejt dhe lehtë produktet e tyre bujqësore në treg.

“Rruga është shumë e mirë, s’ka qenë ndonjëherë kështu. Këtu nuk kaloje dot me mjete por as në këmbë” Një tjetër banor thotë se : “Më parë rruga ka qenë e shkatërruar, tani është me trotuar për këmbësoret, vendkalim për biçikleta. Ishte domosdoshmëri se edhe nxënësit shkojnë në shkollë, prandaj duhesh bërë patjetër”.- shprehen banorët.

Kompania Bankers e cila ushtron aktivitetin e saj në zonën e Patos-Marinzës ka qenë gjithnjë e angazhuar për të investuar në projekte të rëndësishme për komunitetin ku operon. Bankers operon prej mëse 16 vitesh në vend dhe e konsideron veten si pjesë e banorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: