Të paktën dy persona kanë vdekur të mërkurën pasi një zjarr ka përfshirë një qendër tregtare në Bankok. Zjarri, që tani është nën kontroll, është raportuar të ketë filluar në orët e pasdites.

Të paktën një prej personave që janë hedhur nga ndërtesa ka vdekur, kanë raportuar mediat lokale dhe dëshimitarët. Pamjet në rrjetet sociale kanë treguar qindra tajlandezë duke u larguar nga kjo qendër, shkruan rel. Në disa pamje tjera janë parë ekipet e shpëtimit duke arritur me vështirësi në këtë ndërtesë për shkak të trafikut. Të paktën 17 persona po ashtu janë plagosur sipas zyrtarëve të emergjencës.

Ende nuk është konfirmuar shkaku i nisjes së zjarrit. Guvernatori i Bankokut, Aswin Kwanmuang, ka thënë të mërkurën në një konferencë për media se do të nisen hetime për këtë rast. Kjo qendër tregtare është thënë se është ndërtesa e 11-të më e madhe e këtij lloji në botë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb