Banorë e drejtues të shoqatave të ndryshme por edhe aktivist politik vijojnë aksionin e tyre në mbrojtje të Parkut Kombëtarë “Lurë Mali Dejës”, për të mos lejuar marrjen e ujit të Zallit të Gjoçajve.

Gazetari Enver Doci raporton për “Balkanweb” se këtë herë aksioni u zhvendos në Burrel ku u protestua në sheshin “Ahmet Zogu” para Bashkisë së Matit. Banorët dhe aktivistët që morën fjalën kërkuan nga Bashkia e Matit të jetë në mbështetje të tyre dhe kauzës për mbrojtjen e burimeve të Parkut të Lurë – Mali Dejës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ata që morën fjalën kërkuan që firma të tërhiqet nga projekti dhe se nuk do të lejojnë avancimin e punimeve në fshatin Melth drejt burimeve ujore të Zall – Gjoçajve.

Në shenjë simbolike banorët dhe aktivistët kishin marrë me vete edhe një arkivol për të treguar se me marrjen e ujit, zona atje do të jetë e vdekur. Në fund të tubimit të tyre, banorët u konfliktuan edhe me policinë pasi tentuan që arkivolin ta vendosnin në hyrjen e Bashkisë së Matit.

Rezistenca e banorëve të Zall – Gjoçajve për mbrojtjen e parkut kombëtarë Lurë – Mali Dejës vijon edhe në rrugë ligjore ku çështja po shqyrtohet nga Gjykata Administrative në Tiranë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb