Deputetja e opozitës, Andia Ulliri i është bashkuar sot protestës së banorëve në Rinas, të cilët kundërshtojnë vendimin e ARRSH-së për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Në një prononcim për gazetarin e ‘News24’ Osman Stafa, deputetja tha se iu bashkua protestës edhe si banore e zonës, duke shtuar se opozita ka ndërmarrë disa nisma ligjore për këtë çështje.

“Sot kam vendosur t’i bashkohem thirrjes së qytetarëve. Ata kërkojnë të drejtën e tyre. Në 1 maj është marrë vendimi. Nuk është dhënë një rrugë alternative. Ata kanë vendosur që të bllokojnë rrugën pasi duhet të përshkojnë rrugë më të gjata. Sot kanë vendosur të mblidhen këtu për të drejtat e tyre.
Jam bashkuar në protestë si banore e zonës, si deputete e opozitës. S’mund të kemi një vendim të njëanshëm. Ne kemi ndërmarrë disa nisma ligjore, do e çojmë këtë betejë deri në fund. Kemi kërkuar informacione në ministrinë e Infrastrukturës. Kam bërë thirrje që të sillen grupe pune që të mos kenë prioritet vetëm aeroportin, por edhe banorët. Duam që të kjo betejë t’u adresohet institucioneve përkatëse. Deri më sot s’kemi parë asnjë vendim, asnjë shkresë që të thotë se ky vendim do të rishikohet.”, tha deputetja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb