Banorët e fshatit Bleran të njësisë Rrethina në Shkodër kundërshtojnë një rrugë që ka nisur të rikonstruktojë bashkia Shkodër përgjatë kodrave të Rrencit.

Banorët dhe prifti i zonës kanë një dyshim se kjo rrugë po bëhet që bashkia Shkodër të hedhë mbeturinat tek ish reparti i Zbulimit në Bleran dhe banorët nuk do lejojnë hedhjen e mbetjeve.

Sipas banorëve kjo rrugë që po bëhet në kodrat e Rrencit nuk i shërben atyre ndërsa kërkesa është që të rikonstruktohet aksi nga fshati Bleran deri tek varrezat e Dëshmorëve, e cila është tërësisht e amortizuar.

Prej vitesh banorët kërkojnë rikonstruksionin e atij aksi, ndërsa bashkia ka nisur punën në anën tjetër tek kodrat e Rrencit, gjë për të cilën nuk janë dakord sepse nuk ju shërben për nevojat e tyre.

Banorët dhe prifti i zonës, Dom Raffaele Galiardi kërkojnë që bashkia Shkodër t’i japë një përgjigje, ndërsa bëjnë të ditur se nëse qëllimi është hedhja e mbeturinave nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. Banorët ndaluan punën e fadromave për sheshimin e rrugës duke protestuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: