KORÇË

Banorët e 4 fshatrave të bashkisë Maliq ka dalë sot në protestë për rrugën kryesore që lidh këto fshatra. Banorët thonë se nuk është investuar kurrë në këto rrugë përveçse disa ndërhyrjeve të vogla të cilat nuk kanë zgjidhur këtë situatë.

Rruga që të çon në këto 4 fshatra është tejet e degraduar, çka sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve po ashtu dhe të këmbësorëve, më konkretisht të fëmijëve që frekuentojnë shkollat.

Situata bëhet më problematike gjatë dimrit për 2 mijë banorët e këtyre fshatrave. Ata kërkojnë të rregullohet menjëherë pasi është kthyer në shqetësim të madh për të gjithë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb