Banorët e lagjes ‘5 Maji’ në Tiranë zgjedhur që të protestojnë sot para Kryeministrisë, në shenjë kundërshtie për projektin e shembjes së banesave të tyre. Ata njëzëri kanë kërkuar llogari para këtij institucioni se çfarë do të bëhet me fatin e tyre, ndërsa pohojnë se banesat e tyre janë prishur pa vendim.

Një prej protestuesve, i cili më datë 22 shkurt u arrestua, bashkë me vajzën e tij dhe 3 të tjerë, nuk i kurseu ironitë në drejtim të kryeministrit Rama, për reagimet e këtij të fundit për çështjen e Ukrainës. Po ashtu ai iu bëri thirrje edhe gazetarëve, që mos të qëndrojnë në banesat e tyre pasi mund të arrestohen, siç i ndodhi dhe atij.

“Të paktën në ato rrënoja, mund të fusin ndonjë nga refugjatët nga Ukraina. Ça t’i kërkojmë kryeministrit kur qan hallin e Ukrainës, me të drejtë, dhe ne na nxjerr jashtë. Nuk kam ku të rri, kam shtëpinë, por se kam më. S’di se ku të rri tjetërkund, pasi banesa mu shemb në 22 shkurt. U arrestuam 5 veta, dhe vajza ime po ashtu. Të arrestohesh se po qëndron në shtëpinë tënde, se di! Kini kujdes, mos rrini në shtëpitë tuaja. Mos rrini aty, se mos ju arrestojnë. Ikni në hotel. Mua më ndodhim dhe mendoj se do iu ndodh edhe të tjerëve, siç më ndodhi mua.”, tha protestuesi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb