TIRANË- Prej 5 ditësh banorët e zonës së “Ali Demit” në kryeqytet vuajnë mungesën e tejskajshme të ujit të pijshëm. Ata thonë se në 24 orë në rubinetet e shtëpive të tyre mund të ketë ujë të pijshëm vetëm 10 minuta.

Banorët shprehen të irrituar, dukë thënë se: “Kaq pak ujë sa kemi, nuk po lahemi dot për vete e jo më për rroba”. Ata shprehen se askush nuk iu jep zgjidhje për situatën e krijuar dhe se nuk dinë ku të ankohen, ndonëse paguajnë rregullisht të gjitha faturat e ujit.

Të njëjtat shqetësime kanë ngritur më herët edhe banorët e Komunës së Parisit dhe ata të Yzberishit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: