TIRANE

Banorët e zonës së Astirit në kryeqytet kanë vijuar protestën e tyre në ditën e 18 të tyre. Banorët që preken nga projekti i Unazës së Re kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre që pritet të prishen për t’i hapur rrugë projektit.

Banorët shprehen se kanë vite që i kanë ndërtuar banesat e tyre dhe i kanë në proces legalizimi.

“Ku ka qenë ky shtet për 24 vite që të më thoshte, ‘pse ke ndërtuar në këtë tokë’, ku ka qenë ky shtet gjithë këto vite?”, tha një prej banorëve në protestë.

Gjithashtu protestuesit kanë paralajmëruar se nesër në orën 10:00 do jenë në protestë para parlamentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb