TIRANË

Banorët e Astirit kanë zgjedhur të ndryshojnë “kurs” të protestës së tyre. Ata të shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu kanë marshuar drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel.

Gazetari i “BalkanWeb”, Klajdi Bodlli ka njoftuar se qytetarët e “Astirit” të cilët preken nga projekti i Unazës së Re do të mbajnë me vete disa pishtarë teksa do t’i afrohen shtëpisë së shefit të qeverisë.

Ata kanë protestuar për 66 ditë radhazi, ndërsa kanë paralajmëruar se kauza e tyre do të përfundojë në kohën kur të anulohet projekti. Deputeti demokrat, Klevis Balliu që nga fillimi i protestës ka mbështetur çdo ditë banorët e kësaj zone, ndërsa prej aty ka hedhur akuza ndaj qeverisë  dhe institucioneve ligj-zbatuese.

Me thirrjet e “E duam Shqipërinë  pa Edi Ramën”, me gjakun  tonë ushqehet krimi dhe projekti ra, përgjegjës pse nuk ka” , banorët e Astirit marshuan drejt Surrelit.

Ndërkohë deputeti Balliu tha se Policia e Shtetit nuk duhet të jetë aspak e prokuopuar, pasi qytetarët nuk janë aspak njerëz të dhunës. Sipas tij, ajo që duhet të bëjë sot policia është që të mbrojë shtëpitë e qytetarëve, njëlloj siç mbron shtëpinë e Ramës, të cilën e quajti “ilegjitime”

“Ne nuk jemi as njerëz të dhunës dhe ne nuk kemi absolutisht asnjë gjë me Policinë e Shtetit, njëlloj siç po mbroni shtëpinë ilegjitime, shtëpinë të për  të cilën ky zotëri që jeton aty nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbroni dhe shtëpitë e tyre”, tha Balliu.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb