TIRANE

Një pjesë e deputeteve të opozitës së bashkuar kanë braktisur tryezën për buxhetin 2019 dhe i janë bashkuar protestës së banorëve te Astirit përballë Parlamentit.

Protesta e banorëve është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë pasi kanë tentuar të futen në seancën e Parlamentit.

Me pankarta në duar ku shkruhet: “ Të mjerë, të pashpirt, të çmendur” si dhe për “familjen japim jetën” të gjithë njëzëri i kërkojnë qeverisë të mos preken shtëpitë pa marrë vlerën e dëmshpërblimet me vlerën e tregut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“BalkanWeb” mëson se 20 mjete të FNSH-së janë prezente si dhe shumë forca kanë hyrë në oborrin e Namazgjasë për të qëndruar në gatishmëri në rast se situata mund të precipitojë.

Rreth Parlamentit është krijuar edhe një kordon policie me qëllim ruajtjen e institucionit, pasi në Kuvend sot do të diskutohet buxheti 2019 si dhe do të votohet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas dekretimit nga Meta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb