Dhe pse “Big Brother VIP” ka mbaruar prej disa muajsh tashmë, një pjesë e ish-banorëve duket se kanë mbajtur ende raporte të mira me njëri-tjetrin.

Këtë e themi pasi së fundmi në rrjetet sociale Kledi Hysa që ka publikuar një foto teksa shfaqet pranë ish-banorëve më të preferuar nga publiku.

Bëhet fjalë për Sabianin, Fifin, DJ PM, Beniada Nishanin dhe Sarah Berishën. Duket se personazhet kanë kaluar disa momente të këndshme duke drekuar nën praninë e njëri-tjetrit.

Kledi

“Ka miq, ka familje, dhe pastaj ka miq që bëhen familje. Çfarë natë e bukur, faleminderit Sabian radhën tani e ka PM”, shkroi modeli krahas fotos së publikuar duke lënë të nënkuptojmë se mesa duket paska qenë këngëtari ai që i ka mbledhur ish-banorët.

Kledi Sheila Cover Amq

Dj Pm Kledi Hysa Sarah Berisha Panorama Plus
/PanoramaPlus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: