Qindra banorë të fshatit Borizane në Krujë kanë protestuar sërish. Banorët janë theksuar se guroret janë kthyer në një problem jo vetëm për mjedisin, por rrezikohet edhe jeta e banorëve.

Ditën e sotme ata kanë bllokuar rrugën e shkollës e cila përshkohet nga kamionë të tonazhit të rëndë të cilët marrin inerte në këto gurore. Në këtë shkollë hyjnë e dalin rreth 700 nxënës dhe kalojnë mbi 500 familje.

“Fëmijët tanë janë të rrezuar në çdo moment. Guroret janë kthyer në një problem serioz për këtë komunitet. Rruga është shkatërruar, janë prishur burimet ujore, gjithashtu janë plasaritur rreth 50 shtëpi të këtij fshati”, ka thënë një nga banorët.

Gjithashtu ata kanë theksuar se i janë drejtuar të gjitha institucioneve në Krujë, por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje, madje kanë treguar se janë kërcënuar nga drejtues të policisë së Krujës.

Më tej shtojnë se nuk do t’i ndali protestat, derisa problemi i tyre të zgjidhet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb