FIER- Dhjetëra banorë të njësisë administrative Cakran në Fier kanë protestuar përpara zyrës së kësaj njësie për mungesën e administratorit dhe të shërbimeve ndaj tyre. Duke bllokuar rrugën, banorët ankohen se prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe rrugëve të brendshme. Ata pretendojnë se janë lënë në harresë për shkak të bindjeve të tyre partiake.

Në mbështetje të protestës së banorëve të Cakranit, ka qenë edhe Partia Demokratike e degës Fier. Banorët e Cakranit kanë paralajmëruar se nëse situata nuk ndryshon protestat do të përshkallëzohen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: