DIVJAKE– Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Divjakë tek disa fermerë që merreshin me serat deklaroi se qeveria do të mbështes 15 kultura bujqësore që i duhen tregut. Teksa bisedoi me sipërmarrësit por edhe me banorët, Rama theksoi se të gjithë duhet të mësojnë nga gabimet e së shkuarës dhe se të orientohen rreth asaj që i duhet tregut.

“Ne flasim për ata që ikin, por jo për ata që vijnë. Ata që vijnë sjellin kulturë pune dhe pasuri. Nuk mund të mblidhi të gjithë karota. Do heqim TVSH. Duhet të hyni në një sistem që duke prodhuar gjërat e duhura dhe me volumin e madh s’mund të vij ai nga Tirana që të bëj ‘përça e sundo’. Ndaj kjo skemë do të ketë për te gjithë. Qeveria do të mbështes 15 kultura që duhet se kanë treg dhe të ardhme. Ka eksperienca fantastike dhe duhet të mësojmë nga suksesi. Të mësojmë nga gabimet e së shkuarës. E mos të ankohemi dhe të thoni; më ngeli. Po të ngeli se mbjell pa plan. Kooperativa e vjetër të detyronte që të bashkoheshe me urdhër dhe secilit i jepej një copë bukë”, tha Rama.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, një nga ta i përmendi episodin e dhunshëm që ndodhi në parlament, ku kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi goditi me çizme kryeministrin.

Banori:
I miratojmë të gjitha këto që the. E paçi jetën e gjatë. Dhe asaj shoqes që del atje me çizme…..
Rama: Po lerë atë shoqen. Hajde tani
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: