Një grup banorësh minoritarë boshnjake të fshatit Borakë në Sukth, kanë protestuar paraditen e sotme para ujësjellësit për furnizimin jo të rregullt me ujë të pijshëm që u bëhet nga ujësjellësi i Shijakut.

Ato akuzuan persona përgjegjës të këtij institucioni se i diferencojnë si minoritarë dhe që edhe kanë shitur ujin me lekë. Ndërkohë theksuan se atyre uji u shkon rrallë dhe në orët e vona të natës, ndryshe me lagjet e tjera në këtë zonë.

Më pas ata u futen në zyrat e ujësjellësit dhe pasi dolën deklaruan se kërkesa e tyre nuk gjeti zgjidhje. Banorët kanë bërë ankese edhe në bashkinë e Durrësit për problematikën e furnizimit me ujë të pijshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb