Dhjetëra banorë të fshatit Guras kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat.
Protesta e tyre lidhet me gjendjen e rrugës e cila është dëmtuar para disa muajsh si pasojë e punimeve për kanalizimet e ujërave të zeza.

Ata kërkuar që bashkia e Pogradecit t’u shtrojë rrugën me standard në të kundërt do të vijojnë me protestat.

Pas protestës banorët janë paraqitur pranë njësisë administrative Buçimas ku kanë dorëzuar një ankesë, e cila i dorëzohet Bashkisë së Pogradecit për të pritur nga kjo e fundit një përgjigje.

E deri në atë kohë banorët e fshatit Guras do të qëndrojnë mes pluhurit dhe baltës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb