Banoret e fshatit Thanasaj në Lushnjë kanë dalë në protestë pasi banesat e tyre rrezikohen nga rrëshqitja e tokës. Si pasojë e motit me shira ditë më parë, argjinatura e lumit Shkumbin u dëmtua çka solli përmbytje dhe rrëshqitje toke në fshat.

Banorët bëjnë apel që të ndërhyhet sa më parë, pasi po iu rrezikohet jeta.
“Rrëshqitja e tokës ka ndodhur shumë pranë banesave. Jemi ankuar në bashki për problemin, por nuk është marrë asnjë masë. 10 banesa në fshat janë më të rrezikuara”, deklarojnë banorët.

Gërryerja e argjinaturës së lumit në rreth 150 metra ka dëmtuar edhe segmentin rrugor që lidh fshatin Thanasaj me rrugën kryesore në Njësinë Administrative Dushk.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb