Drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Kadastrës gjatë një vizite në qytetin e Vlorës ka shpërndarë certifikatat e pronësisë në një pallat në lagjen ‘Rilindja’.
Ky objekt i ndërtuar vite më parë, pas shitjes së banesave dhe njësive të biznesit është braktisur nga pronari duke penalizuar banorët për të marr certifikatat e pronësisë, ndërsa Lame në fjalën e tij e vendosi theksin tek administratori i pallatit që në Vlorë duhet të fillojë të funksionojë pasi është e vetmja zgjidhje që banorët të bëhen bashkë.
Sipas kreut të kadastrës Artan Lame tashmë ligji përcakton tepër lehtësira për qytetarët të cilët kanë blerë prona në pallatet e braktisura nga investitorët për të marrë dokumentet e pronësisë, ndërsa shtoi se qytetarë të shumtë e kanë kuptuar tashmë që ky është një realitet dhe janë dyndur në dyert e kadastrave për të marr dokumentet e pronësisë.
“Ka nisur tashmë procesi i marrjes së dokumenteve të pronësisë në disa prej pallateve në qytet. Në muajt në vijim do të ketë edhe pallate te tjerë të cilët do të përfundojnë në total dhënia e certifikatave të pronësisë për banorët e zonës”, u shpreh Lame ndër të tjera.
(BalkanWeb)