Prej 6 orësh banorët e Njësisë Administrative në Levan, Fier janë pa energji elektrike.

Energjia elektrike është ndërprerë prej orës 15:00. Nuk është hera e parë që banorët e Levanit ndodhen para një situate të tillë, pasi herë pas here në këtë zonë ikën energjia.

Burime nga OSHEE bënë me dije se ndërprerja e energjisë është bërë për shkak të një defekti. Kohëzgjatja e defektit sipas OSHEE-së, është për faktin të fiderit që është i gjatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: