FIER- Banorët e Marinzës në Fier kanë protestuar sërish mëngjesin e sotëm kundër ndotjeve që janë shkaktuar nga shpërthimet në puset e naftës. Teksa mbajnë në mënyrë simbolike shishet e qumështit në dorë, banorët janë grumbulluar para zyrave të kompanisë “Bankers Petroleum”.

Për shkak të ndotjeve, banorët ngrenë shqetësimin se nuk kanë çfarë të konsumojnë, pasi të gjitha prodhimet bujqësore janë të dëmtuara.

Banorët e Marinzës vijojnë të përballen me pasojat e shpërthimeve të 1 prillit në puset e naftës në këtë zonë, ndërsa premtimet e kompanisë “Bankers Petroleum” për dëmshpërblimin e tyre kanë mbetur ende në letër.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb